Dr. Pavle Marnikoviq do të jetë edhe në katër vitet e ardhshme drejtor i Shtëpisë së shëndetit në Ulqin, vendosi të martën ministri i shëndetësisë në Mal të Zi dr. Budimir Shegrt.
Marnikoviq është pediatër i njohur, ndërsa për herë të parë është emëruar në këtë detyrë në vitin 2012.
Gjatë vizitës së para pak kohëve ministri Shegrt arriti përfundimin se “objektet e Shtëpisë së shëndetit në Ulqin për nga hapësira, stafi dhe teknologjia janë të pajisura për ofrim cilësor të mbrojtjes shëndetësore për qytetarët dhe turistët”.
Është po ashtu e rëndësishme që vitet e fundit ky institucion shëndetësor ka punuar me fitim.