Vaksinimi kundër gripit sezonal në Shtëpinë e shëndetit në Ulqin do të fillojë të hënën, mëson Portali Ul-info.
Nga ky institucionin shëndetësor janë porositur një mijë doza, që është sasi e mjaftueshme për të gjithë qytetarët të cilëve iu rekomandohet të marrin këtë vaksinë.
Para kësaj ato duhet të lajmërohen tek mjeku i zgjedhur dhe të caktojnë vaksinimin, sepse vaksinën nuk guxojnë ta marrinë personat të cilët në momentin e vaksinimit kanë temperaturë të lartë dhe ndonjë sëmundje akute.