Inspektorët e mbrojtjes së hapësirës kanë filluar dje heqjen e objekteve në brigjet e Bunës pronarët e të cilëve nuk kanë nënshkruar kontratën me Ndërmarrjen publike për menaxhimin e të mirave detare për vitin e kaluar, shkruan “Vijesti”.
Inspektorët vizitojnë shtëpizat të cilat i evidentuan kolegët e tyre nga të Mirat detare dhe paralajmërojnë pronarët që objektet do t’iu hiqen nëse nuk shlyejnë borxhet për shfrytëzimin e tokës shtetërore.
Nga 430 pronarë të shtëpizave, një e treta e tyre akoma nuk ka shlyer detyrimin e vetë.