Kryetari i Këshillit për mbrojtje dhe siguri në Kuvendin e Malit të Zi Mevludin Nuhoxhiq ka deklaruar që nga tetori i vitit 2012 deri më sot në Siri në anën e organizatës ekstremiste Shteti islamik kanë luftuar 13 shtetas të Malit të Zi. “Dhjetë janë kthyer, njëri humbi jetën, ndërsa dy vazhdojnë të jenë atje”, tha ai duke deklaruar informatat deri të cilat erdhi Agjencia për siguri nacionale.
Nuhoxhiq theksoi që dy shtetas të Malit të Zi luftojnë edhe në Ukrainë.
“Këshilli e sheh të nevojshme ndryshimin e ligjit penal me qëllim sanksionimin e të gjithë atyre që marrin pjesë në luftë ose në dyluftimet e armatosura jashtë Malit të Zi”, shtoi ai.
Përfaqësuesit e policisë sekrete në mbledhjen e Këshillit kanë përsëritur që vëzhgojnë pjesëtarët e lëvizjes vehabiste në Mal të Zi.








