Në rrugën e cila prej Ulqinit çon në Adë, në Shtoj, të hënën mbrëma ndodhi aksidenti tjetër, por, për fat të mirë, pa pasoja tragjike, mëson Portali Ul-info.
Nga Policia komunale kanë njoftuar se nuk i mbetet gjë tjetër përveç të ndërmarrin masa radikale. “Meqë nuk kemi vend ku do të mbanim bagëtinë deri në përcaktimin e pronësisë, do të jemi të detyruar që kafshët ti eliminojmë menjëherë në vendngjarje”, njoftuan nga policia.
Siç theksohet, këto masa do të ndërmerren nëse për tre ditë gjendja nuk ndryshohet. “Kështu nuk shkon më. Kur apelet, paralajmërimet dhe dënimet nuk ndihmojnë, ndërsa fatkeqësitë vazhdojnë e ndodhin, njerëzit humbin jetën, ndoshta tani pronarët e bagëtisë do të jenë më të përgjegjshëm. Nëse jo, e dinë çfarë i pret”, janë të vendosur në Policinë komunale.