Shtoj: KUR NUK KA RRYMË NUK KA AS UJË, KONTRATAT SHKËPUTEN…

Struja, RrymaNga Bashkësia lokale Shtoj kanë njoftuar se për shkak të problemeve me rrymë elektrike situata në këtë vendbanim është bërë dramatike.

“Është e tmerrshme kjo që po na ndodh. Na ikin mysafirët, sepse në kushte të tilla është e pamundur të mbijetohet. Pikërisht dje familjes Hota i dështoi kontrata me agjencinë e cila tek ato ka marrë me qira të gjithë kapacitetet deri në fund të verës”, tha për “Dan” kryetari i BL Shtoj Viktor Makovic.

Sipas fjalëve të tija, ndërprerjet e furnizimit me rrymë janë të shpeshta, e kur nuk ka rryme nuk ka as ujë. “Në këto kushte turistët nuk dëshirojnë të rrinë as edhe një ditë”, tha ai duke shtuar se për këtë gjendje dikush duhet të jetë përgjegjës.

Gazeta citon një nga banorët e Shtojit i cili mendon se çdo gjë po bëhet qëllimisht dhe se bëhet fjalë për sabotim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi