Shtoj: NDËRTIM I PALIGJSHËM NË TOKËN E ZËVENDËSKRYEMINISTRIT

Rafet Husovic, Rafet Husoviq, Shtoj, Stoj, objekatObjekti i cili ndodhet në tokën e nënkryetarit të Qeverisë së Malit të Zi Rafet Husoviq, afër kishës katolike në Shtoj, edhe pse i ndërtuar pa leje, akoma nuk do të prishet nga ana e Drejtorisë për punë inspektuese, edhe pse vendimi për prishje është fuqiplotë dhe përfundimtar, shkruan “Vijesti”.

Siç thuhet, këtë objekt në tokën e vëllait të vet Rafetit e ndërtoi Edin Husoviq. Kundër tij është ngritur padia penale për shkak të ndërtimit pa leje.

Sekretari për urbanizëm pranë komunës së Ulqinit Mustafa Gorana ka thënë se as Edini e as Rafeti nuk kanë dorëzuar kërkesën për ndërtim në këtë parcelë në Shtoj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi