Shtojakët i shkruajtë Stankoviqit: U PLAÇKITËM

Stoj UlcinjRreth njëzet banor të Shtojit i dërguan sot letrën prokurorit të lartë shtetëror Ivica Stankoviq në të cilën pohojnë se ndoshta shteti i plaçkiti “rreth një qind mijë metër katror”.

Ato nga prokurori kërkojnë të vërtetojë se në cilën mënyrë janë dëmtuar për të ashtuquajturin rripin jugor Ulqin-Ada e Bunës. “Mendojmë se u plaçkitëm sepse na u morr një pjesë e pronës pa vendim komunal për eksproprijim të tokës, pa asnjë lloj kompensimi dhe pa dijen e pronarëve të tokës është shpallir rrip rrugor”, thuhet në letër.

Sipas fjalëve të kryetarit të Bashkësisë lokale Shtoj Viktor Makoviq, banorët e këtij vendbanime nuk kërkojnë asgjë që nuk është e tyrja. “Dëshirojë të gjendet e vërteta dhe të shihet se kush është përgjegjës për këtë problem. Meritojmë të dijmë se si metëm pa pronë dhe si është e mundur që nuk ekziston asnjë shenj i shkruar për këtë gjë”, tha ai për “Dan”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi