Shtrihen kabllot: PËRMIRËSOHET CILËSIA E FURNIZIMIT ME RRYMË NË ULQIN

TS Novi Ulcinj 2CEDIS njoftoi se përfundoi punimet në shtrirjen e kabllove dhe lidhjen e tyre në objektet e nënstacioneve, duke përfunduar kështu në afat aktivitetet për ndërtimin e nënstacionit 35/10 kV “Ulqini i ri”.
“Në veçanti theksojmë se të gjithë sipërfaqet që u hapen për shtrirjen e kabllove u kthyen në gjendjen fillestare. Poashtu, CEDIS nisi procedurën e marrjes së pëlqimit për punën e përkohshme, ndërsa paralelisht u formua komisioni për pranimin teknik të kabllove. Kabllot janë testuar sa i përket tensionit dhe nuk pritet probleme gjatë eksploatimit të ardhshëm”, thuhet në kumtesë dhe shtohet se me ndërtimin e këtij objekt në mënyrë të drejtpërdrejtë do të përmirësohet cilësia e furnizimit me energji elektrike për 3073 konsumator nga zonat: Pinjesh, Mëhalla e Re, Meteriz, Ranë, Kala, si dhe hotelet Albatros, Mediteran dhe Hollegro. Po ashtu, furnizim më të mirë mund të presin edhe 5.527 konsumatorë nga zona e ngushtë e qytetit, për shkak të zvogëlimit të ngarkesës në nënstacioni 35/10kV “Qyteti”, i cili tërë këto vite gjatë kulmit të sezonit punonte në regjimin e mbingarkesës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi