Me propozim të kryetarit të Kuvendit komunal Milazim Mustafa mbledhja e tretë e rregullt e parlamentit lokal do të vazhdohet të mërkurën, me 31 korrik. Kryetarët e klubeve të këshilltarëve, me përjashtim të Forcës së re demokratike, të cilët nuk ishin të pranishëm në mbledhje, thanë që në këtë mënyrë i japin edhe një shans, kryetarit të komunës Nazif Cungut për raportin e të cilit duhet të diskutojnë.
As Cungu nuk ishte i pranishëm në këtë mbledhje, kështu që kryetari i komunës Mustafa tha që prandaj nuk është nevoja të diskutohet për raportin e tij të punës për 2012.
Kryetari i Klubit të këshilltarëve të PDS-së Skender Elezagiq tha që kjo situatë nuk ka ndodhur në histori të parlamentarizmit. “Cungu iku nga mbledhja dhe në këtë mënyrë ka treguar mosrespektim jo vetëm të kuvendit dhe ne si këshilltarë të cilët e kemi zgjedhur, por dhe të qytetarëve”.
I ngjashëm ishte qëndrimi i Kryetares së Klubit të këshilltarëve të UDSH-së Hadixha Gjoni e cila shtoi që ajo që filloi keq, keq po përfundon. Sipas fjalëve të Kryetarit të klubit të këshilltarëve “Ulqin më i mirë – Mali i Zi më i mirë” Andrija Qetkoviq kuvendi duhet të shpërbëhet në mënyrë që të shpallen zgjedhjet e reja.
Në mbledhje ishin të pranishëm nënkryetarët e komunës Met Gjoni dhe Selim Resulbegoviq.