Për shkak të veprimit sipas njoftimit, Ndërmarrja publike për menaxhimin e të mirave detare akoma nuk ka nënshkruar kontrata me qiramarrësit e shumicës së plazheve në Ulqin. Në mes tyre është edhe plazhi “Miami”, e cila në vitin 2006, e para në Malin e Zi të pavarur, fitoj Flamurin e kaltër. Qiramarrësit e këtij plazhi të rregulluar në mënyrë ekskluzive fajësohen dhe që prishën dunat në plazh. Gazetari i portalit UL-info është bindur që kjo nuk është e vërtet.
Nga të Mirat Detare është deklaruar që procesi i përcaktimi të gjendjes së vërtet dhe devijimet nga plani do ti përcaktojnë për disa ditë. “Aty ku vërtetohen parregullsitë, qiramarrësit do të duhen ti largojnë në mënyrë që të nënshkruajnë kontratën”, thanë nga ky institucion.
Kryetari i shoqatës së qiramarrësve të plazheve në Ulqin Prela Shkrela tha që kjo punë është dashur të përfundohet më herët, e jo tani para fillimit të sezonit turistik. “Me këtë veprim të Mirat Detare na kanë krijuar shumë probleme. Sezoni ka filluar, e askush nga qiramarrësit nuk ka nënshkruar kontratën dhe nuk mund të fitoj vendimin për punë nga organet e qeverisjes lokale”, tha qiramarrësi i Kopakabanës.
Duke theksuar se bëhet fjalë për marrëdhënie joprofesionale dhe diskriminuese, ai për “Dan” tha që është e çuditshme që tani matet çdo centimetër, e mysafirët janë në plazh.
Me këto probleme qiramarrësit e plazheve në Ulqin njoftuan dhe kryetarin e komunës Nazif Cungu.