Në qytetin antik Oulkinion, thonë që Ulqini i tanishëm ashtu është quajtur, është luajtur partia spektakulare e shahut, e cila në thëniet popullore ende transferohet nga brezi në brez. Kjo lojë
e lashtë i ka mbledhë qytetarët e Oulkinionit çdo të katërtin vit, por ndonjëherë edhe më herët. Loja është luajtur me figura të gjalla, kështu që ne kishim mbretër dhe mbretëresha, oficer dhe
kuaj dhe shumë ushtar. Të gjithë me qëllim për të fituar.
Prandaj, në njërën anë qëndrojnë figurat e bardha, ndërsa në tjetrën të zezat. Tek figurat e zeza vërehet që disa mungojnë, por ato ende dëshirojnë të luajnë, duke besuar që me entuziazëm dhe me zgjuarsi do ti fitojnë të bardhët. Dhe pas një dite të numërimit, riorganizimit, kurtheve të vogla për kundërshtarin, dhe ndonjëherë edhe veprime kundër rregullave (por askush te mos shoh) vjen deri tek finalja dramatike.
I bardhi qëndron me mbretin, kalin dhe dy ushtarë. Ndërsa i ziu e ka mbretin dhe tre ushtarë.
I ziu që në fillim të fazës përfundimtare mbetet pa edhe një ushtarë, pra i mbesin edhe dy. Situata e vështirë, kështu që duket që i bardhi do të fitojë.
Për atë kohë ushtarët e të bardhit qëndrojnë në vend, deri sa kali bën veprime të pakuptueshme. Kërcen herë përpara e herë përmbrapa, veprimet nuk i kanë asnjëfarë efektshmërie. Me çdo veprim të tijin ai kalë edhe me fjalë diçka porosit, por atë ç’farë ai flet nuk e kuptojnë as lojtarët e tij, e sidomos as kundërshtarët e tij, as qytetarët e Oulkinionit. Mësojmë qe ajo figurë madje që as nuk është nga Oulkinioni, por në bindje të mbretit të vet ( dmth. mbretit të figurave të bardha) erdhi nga qyteti tjetër antik Butua (në dokumente të vjetra shkruan që ashtu është quajtur Budva) për të luajtur këtë lojë deri në fund. Për atë kohë ushtarët e zi kanë mbërrit gati tek figura e mbretëreshës. Megjithatë, është lajmëruar problemi, cili prej atyre dyve do ta marrë figurën e mbretëreshës, dhe cili do të jetë figura kështjella. Mbreti i figurave të zeza, i cili në tabelën e shahut gjendet mbas tyre, i thotë që të bien dakord reciprokisht, ndërsa për të është e njëjtë kush do të bëhet cila figura, vetëm është e rëndësishme qe loja e shahut të fitohet. Në një pergament shkruan që mbreti i figurave të zeza është quajtur Bitanga. Gjuhëtarët e kanë përcaktuar se ajo fjalë kishte domethënie tejet negative. Por tek qytetarët e atëhershëm të Oulkinionit kishte karakter të lirisë, të ndershmërisë, dhe shumë zejtarë , filozofë, peshkatarë dhe ullishtarë janë munduar të jenë “bitangët” e tillë. Nga ana tjetër, mbreti i figurave të bardha ka qenë sundimtar i sundimtarëve. Primus dhe vetëm primus, kurrë nuk ka qenë primus inter pares. Para tij kanë rënë qytetet, në rresht siç duket erdhi edhe qyteti Oulkinion. Ai mbreti figurave te bardha është quajtur (S)lomi li ga LOMI – me përkthimin në gjuhën shqipe do të thotë: a e ke thyer LLOMI.- Duke parë që është duke e humbur lojën e shahut, i komandon ushtarëve te vet që të lëvizin pak, të ecin pak më përpara, sepse e sheh që nga ai kalë nuk ka asnjëfarë dobie. Ata dy ushtarë kanë marrëdhënie interesante njëri ndaj tjetrit. Njëri është ushtari shef aktual, ndërsa tjetri ushtari-shefi i mëhershëm. Njeri është shef në nivelin lokal, ndërsa tjetri është shef në nivelin e shtetit. Si do që të jetë, të dy janë vetëm ushtarët e mbretit të bardhë pa ndonjë ambicion që të bëhen figura më të forta në nivelin shtetëror. Por në nivelin lokal mundohen që të vijnë në pozicion të mbretëreshës. Prandaj, mbreti i figurave të bardha (S)lomi li ga LOMI ka thënë që të lëvizin, dhe ata atë duhet ta bëjnë. Por problemi qëndron në atë se mbreti nuk e ka caktuar për sa kuti të ecin përpara. Shefi ushtar aktual e pyet shefin e mëparshëm a të lëviz për një apo për dy kuti. Atë rregullat e lojës ja lejojnë. Shefi i mëparshëm është në dy mendje. Nëse lëviz për dy kuti, e ndërsa mbreti (S)lomi li ga LOMI ka menduar për një kuti, atëherë ai më nuk do të jetë në funksion të ushtarit në lojën e ardhshme. Nëse lëvizin për një kuti, ndërsa mbreti ka menduar që ata duhet të lëvizin për dy kuti, sido që të jetë, ata prapë se prapë do të mbesin pa funksione. Ç’farë të bëjnë?! Merren vesh që të lëvizin gjysmë kutie, e nëse mbreti pakëz do ti bërtas, do të lëvizin edhe për gjysmë kutie, e nëse mbreti do ti bërtas më
shumë, do të lëvizin për dy kuti të plota. Për atë kohë deri sa ata janë marr vesh për sa të lëvizin, një ushtar i zi fiton mbretëreshën, ndërsa ushtari tjetër i zi fiton kështjellën. Mbreti i bardh humb, ja kanë bërë shah mat. Mbreti i bardh (S)lomi li ga LOMI është shumë i hidhëruar dhe me zemërim i thotë figurave të zeza, që në lojën e ardhshme, loja do të zgjasë deri sa ai nuk do të fitoj, e ndërkohë le ti ruhen oficerëve të tij.
Ushtari i zi, i cili e ka fituar mbretëreshën i thotë që kjo është lojë e shahut e jo loja mos u hidhëro.
Mbreti i figurave të zeza, ose Bitango feston fitoren e parë, ndërsa këtë vit do të ketë shumë lojëra me të njëjtin kundërshtues. Në largësi, qytetarët e Oulkinionit shohin sinjale të tymosura. Ushtari i zi që është bërë mbretëreshë, është i vetmi në Oulkinion që din ti deshifroj sinjalet e tymosura. I thotë qytetarëve të Oulkinionit që mbreti i figurave të bardha (S)lomi li ga LOMI nuk është më i hidhëruar dhe në valë të hidhërimit ka bërë shaka. Qytetarët e Oulkinionit, mund të jenë të qetë,por nuk kalon shumë dhe erdh lajmëtari , edhe tha që mbreti (S)lomi li ga LOMI nuk ka dërguar sinjale të tymosura.
Kush mund ti kishte dërguar?
Aty përfundojnë fragmentet. Shkencëtarët nuk mund ta përcaktojnë ç’farë është bërë më gjatë në qytetin antik Oulkinion.
Lexues të nderuar, ky është vetëm një formë e artit, e shkrimtarit të këtij artikulli dhe çdo përputhje me personat aktual, ngjarjet aktuale dhe qytetet është plotësisht e rastit.