Bashkëvendasi jonë, Ulqinaku, Enver PEKU, kah viti 1970 emigroj në Zvicër, në Cyrih, ku sikurse edhe shumica Ulqinakve punoj vitet e para në gastronomie, hotelieri, e njëkohësisht angazhohet dhe aftësohet për modelim. Vitin 1978 u punësua në butikun e famshëm zvicerian «LÖW» dhe punoj më sukses deri në fund të vitit 1984, duke zhvilluar paralel edhe një karrierë më sukses si model.
Aktivitetet në Cyrih me modë dhe përfaqësim te LÖW-it më udhetimet të shpeshta për sfilata Mode, në mbarë Zvicër, Gjermani, Itali, Francë, Angli, Spanjë. Kulmin e karrierës së tij të modelingut e arrin më 1979 në SHBA, New York, Las Vegas, Reno, Los Angelos, San Francisco!
Vitin 1985 kaloj të jetoj në Gjenevë dhe punoj si menaxher i butikut „LOW“ multi brand fashion store“ me marka më eksluzive botërore, deri më 1990 dhe paralel vazhdonte Model-ingun! Mai 1990 deri në fund 1998 Enveri ja filon nji kariere të re me orat Zvicerane dhe ishte përfaqësues i „Jean Lasalle“ firma e njohur e orave. Si përfaqësues i kësaj firme ka udhëtuar me kolekcionet ekskluzive, mbarë Europën, por edhe ishujt Karaibe St. Marteen, Curaçao, ARUBA. …»Si një ëndër qëndrimi në hotel Hayat, një planetë tjetër, dhe ne këtë ishull Karibian fliten katër gjuhë zyrtare», spjegon Enveri!
Udhëtimet e Enverit bëhen pjesë e jetë së tijë profesionale dhe menaxhuese: si në Qipro, Dubai, Abu Dhabi, 1990 – 1998 Mumbai / India, Tokyo dhe Osaka, si dhe Morioka, qyteti ku gjendet fabrika e prodhimit të orëve «Seiko», njëkohësisht quteti i lojërave Olimpike!
Mandej Enveri kthehet prap ne segmentin i Modës, që më së shumti e ka terhequr ne jetën i tijë. Në vitin 1999 zgjidhet Store Manager i HUGO BOSS, butiku ri i hapur ne Gjenevë, që ishte njëkohësisht i pari ne Zvicër. Kjo ishte rruga noble: 100, Rue du Rhône, ku frekuentonte nji klientelë botërore, të cilin e ka udhehequr deri në fund të vitit 2016!
Nga korriku 2014, Enveri e hapi butikun e vetë «Prestige Couture» dhe kishte një klientelë internacionale, pasi që butiku ishte pranë ndërtesës së Kombeve të Bashkuara. Pat shumë sukses dhe fat, pasi që e shiti pak para “pandemisë Corona“!
Enveri u pensionua dhe sot jeton në Gjenevë, Ulqin, Arabi Saudite, ku jeton djali i tijë Vardoni, i cili ka një pozitë të lartë në një Banke Internacionale për zhvilim në Jeddah!
Gjatë 50 vitesh jete dhe pune në Zvicër dhe botë, Enveri ka njohtuar me dhjetra persona eminent, personalitete me famë botërore. Ja vetën disa nga to: Amanda Lear – kangëtare, Eros Ramazzotti -kangëtar, Robert Downey jr. Mbreti Abdullah dhe Princezen Rania nga Jordania, ish kangetari Cat Stevens /Jusuf Islami, Ibrahim Rugova r.p., Adem Demaçin, Harris Silajdzić, Muftia Zukorliq r.p. si dhe shumë shefa, sheik religjioz dhe personalitetet nga Arabia Saudite, Emiratet, Palestina, Omani, Katari, e tjerë.
Edhe pse Enveri e ka shetitur mbarë botën, prap se prap, Ulqini e tërhek më shumë se çdo qytet, apo shtet në botë. Katër vitet e fundit kohën, ma të gjatë e kalon në Ulqin.