Silver Korda: PAS ZGJEDHJEVE ËSHTË – PARA ZGJEDHJEVE

Silver-Korda-KordicPas lufte, janë të gjithë ushtarët-gjenerale! Ashtu edhe 19.000, apo më pakë ose më shumë votues/se, 20.000 ose më pakë ose më shumë banor/e të komunës së Ulqinit, janë bërë pas Zgjedhjeve-eksperta/e. Të gjithë dinin më tepër se ajë tjetëri/ra, të gjithë „e kemi dit“ se si ka me rrijedhë puna dhe kush ka „me fitu“ dhe kush „ka me tret“??? Dekada me rrallë përsëritet frazeologjia tipike zgjedhëse politike dhe në këtë janar 2014 janë „betonuar“ në kokat tona më fortë se asnjë herë frazat: „…ka fitu“, …“ka tret“, ky ishtë „ma shqiptar“, ajë tjetri „nuk ishtë shiptar“ se ka iqin, por ajë i „atyni“ ka viqin…edhe ma katastrof… I lumi Ulqin për ata politikana pa „iqa-viqa“ që në këto dy dekada të fundit ia shkundën themelet e egzistencës!!! Në vend se populli-Ulqinakët dhe të gjithë banorët e të gjithë komunave shqiptare në Mal të Zi, ti vlerësonin politikanat, „liderat“, udhëheqësat dhe ideologët e partive: të cilët ishin në pushtet, këtyre që janë dhe atyre që kanë „me hyp“ në pushtet, në bazë të punës, arritjeve konkrete (nese janë evidente, të dukshme), humbin orientimin shaku „iqit“ dhe „viqit“ dhe nuk shofin dështimet dhe disfatat totale-katastrofike të 20-22 viteve që e kanë pru Ulqinin në këtë gjendje të mjerueshme- „në këtë derexhe“… „Partit shqiptare e humbën Ulqinin“, titula në media, forume, diskutime, dhe parula paradoksale. As që ka qenë Ulqini i tyri, as që e kan humbur, e as që e kishin fituar, edhe të kishin fituar zgjedhjet, gjegjësisht, votat e shumicës. Ulqini ishtë i njerëzeve që jetojn në te, ishtë i mijrave dhe qindra mijrave banorve që kanë jetuar në te dhe kanë ndruar jetë. Askush nuk e muari Ulqinin materialisht me vehte në Pinjesh; veç shpirtnisht dhe me frymën e fundit. Nese një parti „e humb“ e „tret“- Ulqinin, atëherë veç politikisht, karierisht: pra, ka humbur „karikën-fotelën“, pozitën, privilegjet që i pati/ i patën…(garniturat e partive shqiptare që defiluan në këto 22, 23… vite të fundit në tablon e shahut politikë të Podgoricës dhe Knjazit me serdarët e tijë. Humbja kishte me qenë tragjike për popull, nëse ajo parti X, ose Y, ose Z, ose Omega.. ka luftu për Ulqin, ishtë angazhu për Ulqin, ka kontribuar për Ulqin, e ka zhvilluar qytetin, ka punsuar rinin, ka hapur vende pune (jo kafene, bare… kioska…“klladionica“…)!!! Reakcionet e votuesve, popullit shqiptar në mbarë Malin e Zi (sidomos rinia e cila në realitet duhet me vendosur në kësi momente tragjike, se ato humbin, dhe „tresinë“ Ulqinin dhe Ulqini i humbën ato (jo simbolikisht, por konkret): i ftojn partit politike shqiptare të bashkohen dhe mos ta perkrahin partinë Demokrate të Socialistëve për te krijuar shumicen. Fatkeqësisht me kësi qëndrimesh dhe ideologjish, veprimesh dhe tru-ngushtësi, nuk kanë me u marrë vesh, as me vepru si NJË-kompaktësi. Edhe nuk munden me u „zbashku“ se ato janë tri parti me 7-8-9000 mijë mendime dhe bindje. Tek nese drejtuesit e partive me zemër e me bindje e përcaktonin NJË qëllim, NJË deshirë, NJË ideologji (për ULQIN, për POPULL, për RINI, për ARDHËMERI, për ZHVILLIM, për PËRPARIM), dhe të ia pranojn X-it ose Y-ilonit, ose Z-it, që ka merita, aftësi, prirje, shansa ti harmonizon dhe zbaton QËLLIMET DHE PRETENDIMET, SHPRESAT DHE DËSHIRAT E POPULLIT, mundet të arritet diçka. A i ka të gjitha këto aftësi ndokush nga këto konkurues??? Përgjegja është diskutabile. Me qenë hajri (si thuhet në Ulqin) mi pasë Ulqini nji kryetar të ri, 28 vjeçar, që e njeh tash më mbarë Ballkani dhe parlamentarët Europian, dhe me i udhëheqë tërë partitë shqiptare të Malit të Zi (Ulqinit me vende për reth), gjegjësisht popullin (votuesit, anëtarët e partive…) me përkrahje të liderve që nuk munden, e as që dojn me u marrë vesh. Por, ky Kandidat i aftë, kapacitet, fenomen dhe ideolog, inteligjent dhe intelektual i Mileniumit 21, e ka një të „mbetur“: e ka mbiemrin Abazoviq!!! „Aaaaa… paska viqin, mar burr, ja, s`bahet aja punë, mar burr“…. Ma bani hallal se e pash nji andër e thaç, pa ju bisedej… Çka si bie ndër mend njeriut?

Zvicër, 28.01.2014

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…