Simpozium shkencor në Tivar: NDRIÇIMI I TË VËRTETËS PËR MASAKRËN E VITIT 1945

Të martën, më 31 mars, në Tivar u mbajt simpoziumi shkencor ndërkombëtar “Masakra e Tivarit 1945 – E vërteta e fshehur”, i organizuar bashkërisht nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe Këshilli Boshnjak në Mal të Zi, në bashkëpunim me Institutin te Studimeve Historike “Lumo Skëndo” nga Tirana, Institutin për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Maqedonisë së Veriut dhe Këshillin Koordinues të Asociacionit të Familjeve të Personave të Zhdukur të Kosovës.

Organizatorët thanë se qëllimi i takimit është të hedhë dritë mbi të vërtetën rreth atij krimi të tmerrshëm të kryer nga njësitë partizane që ndodhi më 1 prill 1945 në Tivar, në të cilin humbën jetën disa qindra, ndoshta edhe mijëra të rinj nga Kosova, të mobilizuar për të shkuar gjoja në çlirimin e Istrias dhe Triestes.

“Kjo është një faqe e errët dhe e turpshme në historinë tonë që duhet të ndriçohet”, tha kryetari i Këshillit Boshnjak, Sulo Mustafiq, duke deklaruar se stigma duhet të hiqet nga qyteti i Tivarit.

Duke nënvizuar se kjo është një nga ngjarjet më tragjike për shqiptarët në Mal të Zi, kryetari i KKSH-ës, Faik Nika, tha se më në fund është koha për të përcaktuar të vërtetën e plotë rreth këtij krimi.

Në këtë simpozium, i cili u organizua në hotelin “Princess”, folën zyrtarë të Parlamentit dhe Qeverisë së Malit të Zi, shkencëtarë dhe aktivistë civilë, pasardhës të viktimave dhe ata vendas që shpëtuan kosovarët në Tivar.

Pjesëmarrësit e konferencës vizituan edhe vendin e ish-Monopolit në Tivar, ku vendosën lule në kujtim të viktimave të masakrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi