Në mbledhjen e zgjeruar të Sindikatës komunale të Ulqinit sot njëzëri është refuzuar vendimi i sekretarit gjeneral të Lidhjes së sindikatave të pavarura të Malit të Zi Marko Nikçevi për zëvendësimin e kryetarit të sindikatës Shefki-Keko Lamoviq.
Thuhet që me këtë është shkelur rëndë procedura, si dhe që Lamoviq akoma duhet të qëndrojë në këtë funksion.
Sindikalistët e Ulqinit kanë përkrahur qëndrimin që kongresi i jashtëzakonshëm i këtij asociacioni të punëtorëve të mbahet me 18 dhjetor.