Sindikata komunale në Ulqin ka dërguar të hënën kërkesën administratës lokale për marrjen e kushteve urbanistike-teknike për ndërtesën e cila për nevoja të punëtorëve do të ndërtohet në Fushë të Ulqinit.
Komuna e Ulqinit ka caktuar lokacionin, derisa banesat do t’i ndërtojë Fondi malazez për ndërtimin e banesave solidare.
Drejtuesit e këtij fondi dhe kryetari i komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka kanë thënë se janë siguruar mjetet dhe se ndërtimi, sa i përket atyre, mund të fillojë menjëherë. Gjeka tha se Komuna përveç tokës së caktuar më herët, ka caktuar edhe një parcelë tjetër për këtë qëllim.
Sipas fjalëve të kryetarit të Sindikatës Shefki – Keko Lamoviq, deri tani pranuan kërkesat për dhënien e banesave nga 496 punëtorë në komunë të Ulqinit.