Nga Sindikata komunale (SK) është njoftuar që deri tani janë dorëzuar 419 kërkesa për marrjen e banesës në ndërtesën e solidaritetit e cila do të ndërtohet në Fushë të Ulqinit.
“Mbas takimit me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka kemi fituar bindjen që deri në gjysmë të nëntorit do të fitohet pëlqimi i Qeverisë për këtë lokalitet”, tha për Portalin Ul-info kryetari i SK Shefki-Keko Lamoviq.
Ai tha që banesat e dedikuara për punëtorët dhe pensionistët e Ulqinit nuk do të jenë të shtrenjtë. “Çmimi i tyre do të jetë maksimalisht 530 euro për metër katror”, shtoi Lamoviq.