Delegacioni i Federatës sindikale të Administratës së Kosovës, i përbërë nga 13 anëtarë të kryesuar nga kryetari i kësaj federate Ndue Kalaj, nga data 18-20.09.2015 qëndroi në komunë të Ulqinit, ku pati takime zyrtare me kryetarin e komunës Fatmir Gjeka dhe kryetarin e Sindikatës së Ulqinit Shefki-Keko Lamoviq.
Në këto takime u shkëmbyen përvojat reciproke të funksionimit të pushtetit lokal në Komunë të Ulqinit dhe në komunat e Kosovës.
“Në takime përveç të tjerash u bisedua për format e avancimit të këtyre institucioneve me qëllim përmirësimin sa më të mirë të shërbimeve komunale për qytetarët”, thuhet në kumtesën e nënshkruar nga kryetari Kalaj.