Eurofondi nuk bëri asgjë për ta iniciuar prodhimin në Kripore, por të gjitha përpjekjet e tyre janë të drejtuar kah fikja e ndërmarrjes, ka deklaruar Sindikata e Kripores.
Drejtori i Eurofondit, i cili menaxhon me Kriporen, Boisha Shotra tha dje që drejtuesit dëshirojnë të iniciojnë prodhimin, por që punëtorët nuk dëshirojnë të bashkëpunojnë.
Miranoviq tha që problemi në Kripore është menaxhimi i keq. “Nga paratë që janë fituar tre muajt e fundit është dashur të shlyhen pagat dhe të paguhen faturat për rrymë elektrike”.
“I porosisim drejtuesit që do të radikalizojmë grevën nëse nuk e shlyejnë borxhin ndaj nesh. Nuk do të lejojmë askënd të hyj në Kripore. Me jetë do ti mbrojmë vendet tona të punës, si dhe Kriporen”, shtoi ai.