Sindikata e Kripores: FRIKË NGA FIKJA E FABRIKËS

Nastresnica Solana (1)Sindikata e Kripores ka kritikuar veprimin e udhëheqësisë të kësaj ndërmarrje më të vjetër në Ulqin për arsye se i shkarkoi punëtorët të cilët ishin të punësuar në prodhim të drejtpërdrejt. “Si do të punojnë dy punëtorë të ujit kur të nis procesi i prodhimit, si me dy punëtor në pompa? Kjo është e paarritshme, derisa në të njëjtën kohë mbahen në punë punëtorët e administratës”, thanë nga kjo shoqatë e punëtorëve për “Dnevne novine”.

Për këtë arsye në Sindikatë mendojnë që pronari shumicë, “Eurofondi” i Podgoricës, të cilin e kontrollon biznesmeni i diskutueshëm Veselin Baroviq, i bënë të gjitha në mënyrë që në afat sa më të shkurtë të fiket ky gjigant ekonomik.

Kriporja nga viti 2011 është në falimentim klasik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi