Sindikata e kulturës: TË HULUMTOHET SI ËSHTË DHËNË ME QIRA OBJEKTI “FAMA”

Disko FamaPërfaqësuesit e Degës të sindikatës së kulturës kanë thënë që duhet të rishikohet puna e Këshillit drejtues të Qendrës për kulturë në Ulqin. “Si jemi të informuar, këtu bëhet fjalë për parregullsi në punë, gjegjësisht që ka mundësi që ekzistojnë mallverzime”, thanë ato në Tubimin e punëtorëve, në të cilin ishte i pranishëm dhe kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu.

Siç thanë, një objekt i Qendrës për kulturë është dhënë për nëntë mijë euro në sezon, edhe pse, siç theksuan, ekzistonte oferta prej 22 mijë euro. Bëhet fjalë për objektin e Kinemasë së hapur në Plazh të vogël, ku vitet e fundit gjendet diskoteka “Fama”.

“Kjo është e re për mua. Do të pyes në lidhje me të”, tha Cungu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi