Organizata sindikale e Ndërmarrjes publike “Për kultivimin dhe mbrojtjen e egërsirave – Ulqin” iu drejtua themeluesit, komunës së Ulqinit, me kërkesë që të kryejë detyrimet e veta financiare ndaj këtij institucion.
Siç theksohet, gjendja në këtë ndërmarrja me vite është e keqe, ndërsa tani është vënë në pikëpyetje dhe vijueshmëria e sezonit të gjuetisë.
“Prej javës së ardhshme ne, si sindikatë, do të ndërmarrim të gjithë masat ligjore në mënyrë që të tejkalojmë këtë situatë në të cilën ndodhemi”, thonë nga ky asociacion i punëtorëve.