Sindikata e Qendrës për kulturë: FALIMINDERIT TË GJITHVE, VAZHDOJMË GREVËN

Ljiljana-Janinovic-UlcinjOrganizata sindikale e Qendrës për kulturës në Ulqin ka lajmëruar opinionin publik që anëtarët e saj kanë ndërprerë grevën e urisë, por që akoma vazhdojnë grevën deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Të punësuarve në Qendër iu detyrohen tetë rroga, ndërsa 39 muaj nuk janë paguar kontributet.

Theksohet që mbasi që institucionet përgjegjëse kanë treguar mirëkuptim për këtë problem, me ndërprerjen e grevës së urisë edhe punëtorët e Qendrës për kulturë kanë treguar vullnetin e mirë për zgjidhjen e problemit ekzistues.

“Theksojmë që të punësuarit e Qendrës kishin përkrahje të madhe si nga të punësuarit e institucioneve të kulturës në Mal të Zi, ashtu edhe nga një numër i madh i njerëzve që treguan solidaritet të madh për ne”, thuhet në kumtesën e Organizatës sindikale. Të cilën e nënshkruan kryetarja Lilana Janinoviq, dhe shtohet që “falënderim i posaçëm i shkon mediave të cilët shumë objektivisht kanë raportuar qytetarët mbi këtë grevë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…