Sindikata e RTV Ulqin: GREVA E PARALAJMËRUAR SHTYHET PA AFAT

824525-91Organizata sindikale e Radio-televizionit Ulqin ka lajmëruar që greva, e cila është dashur të filloj të martën, është shtyrë në kohë të pacaktuar. „Këtë hap e ndërmorën sepse pjesërisht janë plotësuar kërkesat tona. Në kontakt me kryetarin e komunës na është premtuar që edhe pjesa tjetër e kërkesave tona së shpejti do të realizohen“, është deklaruar nga kjo organizatë e punëtorëve.

Theksohet që po ashtu ky vendim është ndërmarr „për arsye se para nesh janë zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në mënyrë që problemet tona materiale mos të kuptohen si probleme politike“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi