Drejtuesit e Sindikatës komunale të Ulqinit kanë paralajmëruar që në fillim të javës së ardhshme do të kërkojnë takim me kryetarin e komunës Nazif Cungu. “Në atë takim do të kërkojmë zgjidhje për punëtorët e Radio-televizionit (RTV) Ulqin, të cilët nga e marta do të fillojnë grevën, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre”, tha kryetari i SK Shefki-Keko Lamoviq.
Të punësuarit në RTV Ulqin kanë kërkuar pagesën e katër pagave deri më 26 janar. Të mërkurën ju është paguar një rrogë, por ato kërkuan plotësimin e të gjitha kërkesave dhe kanë paralajmëruar që me 21 janar do të fillojnë grevën.
“Komuna si themelues është e detyruar të kujdeset për punëtorët e vet. Borxhet shumëvjeçare i kanë detyruar punëtorët që me protesta të kërkojnë të drejtat e veta. Problemi është që në të gjitha ndërmarrjet publike nuk është borxhi i njëjtë dhe kjo krijon probleme shtesë”, tha Lamoviq.