Sinishtaj: ASGJË S’ËSHTË BËRË ME ANEKSIN ME PDS-në

VASEL-SINISHTAJFunksionari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka deklaruar se partitë e pakicave janë varëse e vetvetes. Arsyeja për këtë është, siç thotë ai, se partitë shqiptare me pesë për qind përkrahje nuk kanë platformë të përbashkët e cila mund të ishte fillim i unifikimit të tyre.

„Vetëm një parti është pjesë e pushtetit sepse ka deputetit dhe vendet në Qeveri. E shihni edhe vet se sa janë faktorë Shqiptarët në vendimmarrje, kot janë marrëveshjet dhe anekset nëse nuk janë të bazuara në ligj“, tha Sinishtaj për „Vikend novine“.

Ai shtoi se asgjë nuk është bërë nga aneksi me PDS-në, ndërsa i njëjti person vazhdon të mbuloi vendin e deputetit dhe të kryetarit të Këshillit kombëtar, duke aluduar në Genci Nimanbegun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi