Sinishtaj do ta nënshkruante peticionin për Shqipërinë Natyrale, Nimanbegu jo

Kryetari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka thënë që do ta nënshkruante peticionin për formimin e “Shqipërisë natyrale”, lajmëron RTMZ, ndërsa transmeton Portali “Vijesti”.

“Novosti ” i Beogradit ka transmetuar që drejtori i Institutit për parashikime rajonale nga Tirana, Koço Danaj, ka nisur nënshkrimin e peticionit për realizimin e këtij qëllimi, në të cilin, siç pohon Danaj, janë nënshkruar deputetët e parlamenteve në të cilin Shqiptarët kanë përfaqësuesit e vet.

Sinishtaj tha që nuk e ka nënshkruar peticionin, duke thënë se shënohet njëqind vjetori i pavarësisë së Shqipërisë dhe që Danaj është historian me eksperiencë dhe njeri i cili ishte këshilltar në diplomaci.

“I jap të drejtë. Ai mendon që kjo është rruga më e mirë që të anulohen disa vendime, por do të shohim sa do ketë sukses. Ka shumë njerëz që mendojnë në mënyrë të njëjtë. I jap plotësisht të drejtë që ti niset kësaj rruge, por a do të ketë sukses, këtë do ta shohim”, tha Sinishtaj, duke thënë që askush nuk e ka konsultuar për këtë çështje.

Në pyetjen se a do ta nënshkruante një peticion të tillë, Sinishtaj tha: “Sigurisht që do ta nënshkruaja. Pse jo? Peticioni është peticion”.

Ai thekson që ky projekt dallon prej shumë projekteve tjera të ngjashme, të cilët nuk hasnin në mirëkuptim në të kaluarën.

“Për dallim nga të tjerët që tentuan, fjala bie të krijojnë disa ide të mëdha nacionale, si Serbia e Madhe, këto ishin projekte që kishin rrugë të ndryshme për dallim nga ky. Dikush ecte duke menduar se me luftë, trazira…kjo është rruga që e lejon Bashkimi ndërkombëtar dhe kjo është çështje e dëshmimit para gjykatës. Ai shkon kah gjykata, a do të ketë sukses, nuk e di. Për këtë arsye i jap të drejtë si njeri, si Shqiptar, si politikan”, tha Sinishtaj.

“Gabimet historike”

Ai kujtoj që Shqiptarët në Mal të Zi  heqin zi për fitimin e një komune.

“Kjo shkon shumë vështirë, premtohet, por asesi nuk po e fitojmë atë. Lejoj si njeri i lëmisë që, nëse është e mundur, gjykata ti përmirësoj gabimet historike”, tha Sinishtaj.

Ai mendon që është çështje gjyqësore a  është e mundur që kjo gjë të ndodh. Duke folur për këtë se a do të lejonte ndryshimin e kufijve, ai tha që nuk vendos për këtë.

“Çështja e kufijve është çështje e fuqive të mëdha. Këto kufij janë vendosur atëherë dhe pikërisht Koço Danaj, siç e kuptoj unë, përpiqet në mënyrë paqësore të përmirsoi gabimet historike. A do të ketë sukses, varet nga fuqitë e mëdha. Kjo nuk varet nga individët”, theksoi Sinishtaj, duke cekur që është vështirë të përmirësohet diçka që është vulë e fuqive të mëdha.

Nimanbegu: Heqja e vëmendjes nga problemet reale

Deputeti i Forcës Genci Nimanbegu, tha që nuk e ka nënshkruar peticionin e Danajt, duke thënë që këtë gjë as nuk do ta bënte.

Nimanbegu tha për Portalin RTCG që nuk është i njoftuar me thënijet mediatike për peticionin, duke shpjeguar që është në pushim dhe nuk është në Mal të Zi.

Ai mendon që bëhet fjalë për heqjen e vëmendjes nga problemet reale.

“Koço Danaj nuk është politikan, por historian. Ato e kanë atë luks që nuk mbajnë përgjegjësi para qytetarëve”, tha Nimanbegu.

Në pyetjen a do ta nënshkruante peticionin, deputeti i Forcës tha që pyetja e tillë është e tepërt.

“Pyetja nuk është me vend. Nga komenti im është e qartë që nuk do ta nënshkruaja”, tha Nimanbegu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi