Sinishtaj: FORCA I NEVOJITET PDS-së PËR NJËPËRDORIM

VASEL-SINISHTAJFunksionari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka ftuar drejtuesit e Forcës që të publikojnë marrëveshjet e deritashme me PDS-në. “Nëse pohohet që punohet për të mirë të qytetarëve atëherë atyre duhet të ju mundësohet të shohin çfarë shkruan në këto marrëveshje dhe anekse”, tha ai.

“PDS-ja në tërë këtë muhabet e di mirë se çka donë dhe janë shumë serioz. E dinë që Forca, e cila nuk respekton marrëveshjet as në mes Shqiptarëve, nuk i nevojitet as atyre në afatgjatë. I nevojiten vetëm për një përdorim, derisa të përfundojnë kongreset e PDS-së dhe PSD-së”, tha Sinishtaj duke shtuar se do në të ardhmen do të kuptohet se paralajmërimi i nënshkrimit të aneksit të marrëveshjes në mes PDS-së dhe Forcës për koalicionin në nivel shtetërorë është “karrem parazgjedhor i PDS-së për Shqiptarët në Mal të Zi, si dhe mashtrim i Forcës e cila dëshiron të paraqitet si partia më e fortë shqiptare në Mal të Zi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi