Sinishtaj: FORCA NUK MUND TË BËJË MARRËVESHJE PËR MALËSINË

Vasel Sinishtaj, Nazif CunguFunksionari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka thënë se paralajmërimi i aneksit të marrëveshjes në mes PDS-së dhe Forcës është edhe një tjetër me radhë i cili paraqet vetëm premtim parazgjedhor.

“Kjo është biseda me të cilën fitojnë zgjedhjet dhe e cila sillet tash 20 vite. Mua nuk më nevojitet kjo. Më nevojitet referendumi, data e referendumit dhe hulumtimi i vullnetit të qytetarëve. Nuk më duhen marrëveshjet politike dhe premtimet, por vendimi definuar dhe i pastër juridik, kushtetues dhe ekonomik”, tha Sinishtaj për PortalAnalitika.

Ai paralajmëroi se është diskutabile që PDS-ja bënë kësi lloj marrëveshjes me Forcën e cila, siç thekson, nuk ka as trup votues në Malësi. “Sikur ne mos të ishim në koalicion me ato, nuk do të kishin as deputet dhe as kryetar të Këshillit kombëtarë. Fakti që ato nuk respektojnë marrëveshjet dhe sillen ngjashëm si ato me të cilët po nënshkruajnë njëfarë aneksi, është problemi i tyre. PDS-ja duhet ta dijë se kësi lloj marrëveshjes mund ta nënshkruajë vetëm me qytetarët e Malësisë”, shtoi Sinishtaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi