Funksionari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka deklaruar që Forca e re demokratike e humbi shansin për unifikimin e partive shqiptare duke thënë se kjo parti nuk i respekton marrëveshjet të cilat i ka me partitë me të cilat është në koalicion.
“Nuk do të bëjë mbledhje me to. Sa më përket mua, ato e humben unifikimin. Ky është qëndrimi im”, tha Sinishtaj për “Vijesti”.
Ai tha se prej 6 nëntorit duhej të zëvendësonte Genci Nimanbegun në vendin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi.
“Forca tani vetëm po blenë kohë duke shpresuar se dikush do t’i ftojë në Qeverinë malazeze”, shtoi Sinishtj duke theksuar se dikush duhet të marrë përgjegjësinë që përkundër kaq vendeve të premtuara ky koalicion nuk ka realizuar marrëveshjen me PDS-në.








