Kryetari i Podgoricës Miomir Mugosha përpiqet ta shtyj referendumin për komunë të plotë të Tuzit, për ç’arsye është reale të pritet anulimi i elaboratit për komunë të re, për të cilin ka shumë vërejtje, si dhe punimi i studimit të ri, vlerësoj funksionari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj.
“Me këtë gjë administrata e Podgoricës do të fitoj arsyetim ligjor ta shtyj referendumin e paralajmëruar për fund të shtatorit dhe eventualisht ta bëjë njëkohësisht me zgjedhje lokale në Podgoricë”, tha ai për “Vijesti”.
Ai mendon që PDS nuk do ti lejoj banorëve të Malësisë të deklarohen për komunë para mbajtjes së zgjedhjeve lokale në kryeqytet.
Përfaqësuesit e PDS-së dhe UDSH-së që ushtrojnë pushtetin në Komunën urbane të Tuzit kanë kritikuar elaboratin për arsyetimin e formimit të komunës së plotë, duke kërkuar që në studim të theksuan të ardhurat precize në rrethin e Malësisë. Ndër ankesat për elaborat ato ceken që të ardhurat e Komunës janë paraqitur jorealisht të vogla, e në bazë të cilave Tuzi nuk do të mund të funksiononte si komunë e pavarur.