Sinishtaj: PDS-ja NUK KA NEVOJ TË BËJË ANEKS ME FORCËN

nimanbegu-sinistaj-najavili-mogucnost-raskida-sa-dps-om-vlast-nas-je-prevarila-slika-161844Funksionari i lartë i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka thënë se nuk ka nevojë që dikush të jetë bajraktar i çështjes së statusit të komunës së plotë të Malësisë. “Mendoj që PDS-ja duhet të ketë qasje më serioze, nuk ka nevojë të bëj anekse të marrëveshjes me Forcën, e cila nuk ka numër të lartë të votuesve”, tha ai për “Pobjeda”.

Sinishtaj vlerësoi se duhet implementuar marrëveshjen e mëhershme për këtë çështje dhe të realizohen procedurat në Kuvendin e Malit të Zi të cilat janë iniciuar para tre vitesh.

Sipas fjalëve të tija, është indikative që çështja e komunës së Malësisë iniciohet çdo herë para përcaktimit të terminit të zgjedhjeve parlamentare.

Të njëjtin qëndrim ka edhe lideri i Lidhjes demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi i cili shton se çdo gjë është çështje e vullnetit politik të shumicës qeverisëse.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi