Sinishtaj për Aneksin 2 PDS-Forca: CUNGU DËSHIRON TË SHPËTOI VETËN

Vasel Sinishtaj, Nazif CunguFunksionari i Iniciativës qytetare Vasel Sinishtaj ka dhënë në deklaratën për Portal Analitika se Nazif Cungu me rastin e nënshkrimit të aneksit të marrëveshjes me PDS-në është paraqitur para së gjithash duke shpëtuar veten.

Sinishtaj rikujton se ky është aneksi numër dy dhe, siç thotë, nga ajo çfarë ka lexuar asgjë nuk është precizuar. “Çdo gjë që lexova në këtë aneks mund ta dorëzojë një deputet në parlament. Askund nuk thuhet që ligji do të bihet apo që ekziston detyrimi për miratim, vetëm qëndron që “do të tentohet”, “iniciohet”, “provohet”. Në këtë mënyrë mendoj se Shqiptarët kanë hyrë në një lojë e cila nuk është definuar. Asgjë nuk është konkret, lehtë është të propozohet por duhet miratuar”, tha Sinishtaj.

Ai theksoi se nuk duhej t’i qasen aneksit të marrëveshjes në këtë formë dhe që “Shqiptarët duhet të jenë të unifikuar”.

Nuk duhej të paraqitej atje Nazif Cungu duke shpëtuar para së gjithash veten. Ai nuk më respektojë mua kur bëhet fjalë për mandatin kështu që mos të pres që dikush ta respektojë atë. Ky është një qasje joserioze ndaj problematikës por do të shohim çfarë do të ndodh”, tha Sinishtaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi