Këshiili drejtues i Qendrës kulturore ka dhënë me qira objektin e ish Bahçja verore në Ranë për tetë mijë euro, edhe pse e kishte ofertën me vlerë 20 mijë, shkruan “Dan”.
Lokalitetin atraktiv pa tender të shpallur e fitoi qiramarrësi i deritashëm Vedat Lamoviq, ndërsa dy herë e gjysmë më shumë ka ofruar familja Alloviq.
Lamoviq për gazetën e Podgoricës tha që oferta e tij ishte e vetmja dhe që në këtë çështje ka ndërhyrë politika. “Në këtë lokalitet kam investuar 200 mijë euro dhe është logjike të ma japin mua”, shtoi ai.
Skender Allovinq mendon që kemi të bëjmë me “korrupsion të pastër dhe punë të turbullta”. Sipas fjalëve të tija, Qendra kulturore ka dorëzuar padinë në gjykatë dhe Lamoviq ishte i detyruar ta lëshoi këtë hapësirë, pa të drejt të zgjasë kontratën.
Drejtori i Qendrës kulturore Nail Draga tha që oferta e Alloviqve është dorëzuar me vonesë. Ai pyetjes së “Danit” pse nuk u shpall tenderi për qiramarrjen e Bahçes verore tha që për këtë ka vendosur Këshilli drejtues, ndërsa ai ka vepruar vetëm sipas vendimit të tyre.