Në bazë të të dhënave të Drejtorisë së Policisë së Shtetit në Shqipëri, numri i personave në hyrje në Shqipëri nga Kosova për dy javë të korrikut është rreth 152 mijë persona dhe numri i personave që hyjnë në Kosovë është rreth 114 mijë. Në bazë të të dhënave konklodphet që 55 mijë qytetarëve kanë hyrë në Malin e Zi përmes Muriqanit dhe që janë kryesisht qytetarë nga Kosova që frekuentojnë plazhin e Ulqinit. Ato kanë kaluar në Morinë për të udhëtuar në autostradë dhe më pas në Shkodër-Muriqan.
Shifra prej 55 mijë personash që kanë hyrë në Malin e Zi përmes Muriqanit balancon numrin e hyrje-daljeve Shqipëri-Kosovë. Ky itinerar udhëtimi për qytetarët nga Kosova që frekuentojnë plazhin e Malit të Zi, kryesisht Ulqinin, ka filluar të frekuentohet që nga viti 2009 me ndërtimin e autostradës, duke braktisur rrugën tradicionale Kullë-Rozhajë-Ulqin.