Ullishtarët e Ulqinit janë shumë të inkurajuar me gjendjen në Ullishtë mbas dimrit i cili ishte njëri nga më të butit në 100 vitet e fundit. “Siç duket, ky vit mund të jetë shumë i mirë. Ullinjtë janë në top formë”, tha anëtari i Këshillit drejtues të Shoqatës së ullishtarëve Edin Buzuku.
Ai shtoi që shpreson që çdo gjë do të vijoj pozitivisht deri në fillim të vjeljes në tetor.
Këtë vit edhe Ministria e Bujqësisë ka paralajmëruar që do të jap më shumë subvencione për ullishtarë.