Sipas të dhënave të Institutit për Shëndetin Publik, numri i përgjithshëm i të infektuarve aktiv me koronavirus në territorin e Komunës së Ulqinit është 43.
Vetëm dje ishin gjashtë raste të reja, prandaj nga Instituti pohojnë se nevojitet kujdes më i madh i qytetarëve të kësaj komune.
Duke marrë parasysh këtë situatë dhe vendimet e Trupit Nacional Koordinues për hapje të pjesshme të kufijve me vendet fqinje, nga Organizata Turistike kanë apeluar tek të gjithë qiradhënësit e akomodimit se, në interesin e shëndetit dhe sigurisë publike, të lajmërojnë mysafirët e vet.