Skandal: DRAFTI I PHU-së BETONON PARKUN NË PLAZHIN E VOGËL!?

Panorama Jadran. Mala plazaMe draftin e Planit hapësinor urbanistik të Ulqinit hapësira e parkut në Plazhin e vogël është parashikuar si zonë ndërtimi!? Kjo do të thotë që parku i tanishëm, praktikisht e vetmja hapësirë e gjelbër në këtë pjesë më atraktive të qytetit, do të betonohet.

Është e pabesueshme si një zgjidhje e tillë është gjetur në draftin e dokumentit planifikues më të rëndësishëm për këtë komunë, sepse në premisat fillestare përpunuesi thotë që plani bazohet në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Sigurisht që Plazhi i vogël edhe këtë agresion mund ta përballojë, por Ulqini më nuk do të ishte qyteti që ne njohim. Kush do të vras mendjen pas kësaj se ku do të luajnë fëmija jonë, e aq më pak për palmat e vjetra më shumë se gjashtë dekada të cilat zbukurojnë këtë park dhe të gjithë Plazhin e vogël.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi