Në shtator filluan punimet në konservimin (pastrimin e sipërfaqeve) në pjesën veriore të bedenave të Ulqinit. Mjetet për këto punime i ndau Ministria e kulturës.
Mbas kryerjes së punimeve fillestare ishte e dukshme që trajtimi i bedenave është bërë në mënyrë joadekuate, gjegjësisht joprofesionale, nga ana e kontraktuesit të punimeve. U shfaq nevoja për ndërprerjen e menjëhershme të punimeve, gjë që ndodhi.
Në ndërkohë u tregua nevoja që të jepen përgjigjet në pyetjet e shumta të cilat u shfaqen gjatë, siç shihet tani, trajtimit joprofesional të bedenave të Ulqinit.
Duke marrë parasysh mënyrën dhe “trajtimin” e punimeve konservatore shtrohet pyetja kush e hartoi projektin, a janë bërë analizat e gjendjes ekzistuese ose çdo gjë është bërë në formën “ta përfundojmë këtë punë dhe të marrim paratë, askush nuk do ta vërejë”.
Shtrohet pyetja a është e mundur që në shekullin XXI profesioni ka ngelur në vend dhe nuk përcjell mënyrat e konservimit, teknologjinë…dhe që kontraktuesit nuk pyesin ato gjë dinë si bëhen këto punë.
Ekzistojnë disa rregulla të cilat kryesisht respektohet gjatë kryerjes së punimeve të këtij lloji.
Mirëpo, asnjë prej tyre nuk u zbatua gjatë punimeve në bedenat e Ulqinit.
Amatorizëm i pastër i zbatuar në bedenet 2.500 vjeçar. (Ivan Kern, Portal Analitika)