Avokatët e komunës së Ulqinit kanë deklaruar se, i ashtuquajturi, “rasti K1” tash tre dekada është në proces para gjykatës jokompetente.
“Për gjykime në procese gjyqësore sipas padive të subjekteve afariste kundër personave tjerë juridik për kompensim të dëmit për shkak të punës së paligjshme të organeve të personave juridik është kompetentë gjykata me kompetencë të përgjithshme, që në këtë lëndë është Gjykata themelore në Ulqin”, theksuan ato.
Për këtë kanë përmendur shembujt nga praktika gjyqësore, si dhe një rast gati të njëjtë nga dhjetori i vitit 2013 kur gjykatësja e cila gjykon edhe këtë lëndë, Millica Popoviq, është deklaruar jokompetente.
Avokatët e komunës kanë kërkuar që vendimi për jokompetencë të Gjykatës ekonomike të sillet para seancës së radhën për këtë rast, e cila është caktuar më 6 mars, duke konstatuar që kjo seancë do të ishte e paligjshme, joekonomike dhe joefikase.
“Nëse kjo nuk do të ndodh do të jemi të detyruar të dorëzojmë kërkesën kontrolluese për shkak të shkeljes flagrante të rregullave pozitive”, shtuan ato.
Agonia në “rastin K1” zgjat prej vitit 1984, ndërsa “Rekreaturs” AD Budva kërkon nga komuna e Ulqinit 10,5 milion euro.