Skandal: TËRHIQET DIPLOMATI I KOSOVËS NË PODGORICË

Xhafer AhmetiMinistri i punëve të jashtme të Kosovës Enver Hoxhaj ka tërhequr të ngarkuarin me punë në Mal të Zi Xhafer Ahmeti, sepse e quajti në Facebook ish kryeministrin e Shqipërisë Sali Berishën psikopat.

Hoxhaj vendosi që “ta tërheq menjëherë” të ngarkuarin me punë Xhafer Ahmetin “pas komenteve të tija në rrjetin social të cilët nuk janë në pajtim me rregullat e diplomacisë, as me sjelljen e diplomatit”, deklaroi për agjencinë AFP këshilltari politik në ministrinë kosovare Bashmir Xhemaj.

Ahmeti në Facebook shkroi që Berisha “nuk është normal” dhe që është “psikopat”, sepse ish kryeministri shqiptar ka kritikuar ashpër pasuesin e vet Edi Ramën.

Ai, poashtu, ka ftuar Shqiptarët në Shqipëri që “të shfrytëzojnë të gjithë mjetet demokratike, pse jo edhe protestat” kundër pushtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi