Skandal: ZHURMA PËRZË MYSAFIRËT NGA HOTELET

Ulcinj, Ulqin, Kalaja, Stari grad, Mala plaza, Plazi i vogel, Rana, PristanDisa mysafirë ikën dje nga “Pallati Venecia” dhe “Kulla e Ballshajve” në Kala për shkak të muzikës së padurueshme e cila një natë më herët është dëgjuar nga Rana. Problem të ngjashëm kanë edhe mysafirët e hotelit “Mediteran”, prej të cilëve disa paralajmëruan se do të gjejnë vend më të qetë për pushim.

“Kishim natë stresuese. Erdhëm të pushojmë dhe të kënaqemi. Kjo nuk na nevojitet”, thanë për “Vijesti” mysafirët nga Rusia.

Pronari i apartamenteve në Kala Gano Resulbegoviq prapë i dërgoi apel komunës, ministrive përkatëse dhe inspekcioneve kompetente që urgjentisht të zgjidhin problemin e zhurmës në Ranë. “Mysafirët tonë nuk mund të kuptojnë që askush nuk mund ta zgjidh këtë çështje”, tha ai.

Nga Policia komunale pohojnë se me përkushtim e punojnë punën e vet, por vet nuk munden ta zgjidhin tërë problemin. “Volumi i muzikës nuk i tejkalon 70 decibel, ndërsa në Budva është 80. Jemi komuna bregdetare me më pak zhurmë”, tha shefi i këtij organ Saubih Mehmeti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi