Skandaloze: ULQINI TASH 125 DITË PA ADMINISTRATOR KRYESOR

Pasi që me 1 shkurt të këtij viti Jakup Murati dha dorëheqje nga pozita e administratorit kryesor, akoma askush nuk u emërua në këtë funksion të rëndësishëm.

Sipas dispozitave të ligjit, administratori kryesor koordinon punën e qeverisjes dhe shërbimeve lokale, kujdeset për ligjshmërinë, efikasitetin dhe ekonomsinë e punës së tyre, jep udhëzime dhe instruksione profesionale për mënyrën e kryerjes së punës, ,jep mendime në aktin e organizimit të brendshëm dhe sistematizimin e punëve të organeve të administratës lokale dhe shërbimeve dhe merret me të tjera punë të cilat ia beson kryetari i komunës.

Prandaj, për ekspertin e vetëqeverisjes lokale Stanko Mariq është e pakuptueshme që Ulqini tash 125 ditë nuk ka administrator kryesor. “Në këtë mënyrë nuk është siguruar funksionimi i vetëqeverisjes lokale, sidomos për arsye se ky personalitet është organ i shkallës së dytë. Kjo do të thotë që qytetarët në nivelin lokal nuk mund të sigurojnë të drejtat e veta në procedurat administrative dhe që atëherë i mbetet vetëm ti ankohen Gjykatës Administrative”, tha Mariq për Portalin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi