Dramë e vërtetë u luajt mbrëmë rreth orës 21 në vendbanimin Pinjesh, mëson Portali Ul-info. Mbasi që policia morri njoftimin për grabitjen e një banese tek Ndërtesat ushtarake, policia menjëherë mbërriti në vendngjarje dhe gjeti tre persona.
Bëhej fjalë për shtetasit e Shqipërisë, nga zona e Mirditës, në rrethinë të Shkodrës: Fran Keci dhe vëllezërit Viktor dhe Marian Mirdita.
Por, Mariani në moment iu arratis policisë dhe duke ikur ra në greminë të lartë mbi 15 metër me ç’rast pësoi plagë të rënda trupore. Menjëherë me makinë të Urgjencës u transportua në Spitalin e Tivarit ku u hospitalizua.
Njëkohësish Viktor Mirdita dhe Fran Keci u transportuan në Burgun hetues në Spuzh.
Kundër këtyre tre personave u ngrit padia penale për “grabitje të rëndë në tentativë”.