Në festivalin e 30, jubilar Skena Veore, të shtunën është në program përurimi i librit “Shqiptarët dhe unë” të shkrimtarit nga Ulqini Jovan Nikollaidis.
Publiku do të ketë mundësi të jetë i pranishëm edhe në debatin me emrë “”Veprimtaria botuese në kulturen shqiptare (bashkëpunimi ndërkufitar dhe lidhja regjionale)“, ku do të flasin Arian Leka- Tiranë, Ben Andoni- Tiranë. Flaka Surroi- Prishtinë, Gazmend Citaku- Ulqin”.
Moderatore e programit i cili fillon në ora 21 do të jetë Ardita Rama.