“Për arsye të mundësisë së reshjeve natën e sotme, ju njoftojmë se programi i planifikuar për sonte shtyhet për nesër mbrëma, gjegjësisht me datën 24.07.
Kërkojmë ndjesë për spostimin e programit dhe ju ftojmë që nesër mbrëma t’ia kalojmë sa më bukur bashkë”, thuhet në deklaratën e drejtorit të Qendrës së Kulturës Musa Hoxha.
Rikujtojmë se sipas programit të Skenës Verore, për sonte ishte e paraparë shfaqja “Sy n’sy” e autorit të ri nga Ulqini. Shfaqja do të mbahet të marten në hapësirën e Muzeut të Qytetit të Vjetër – Kala.