Në Skenën verore në Kala sonte është parashikuar mbajtja e dy programeve dramatik. Fillimisht, në ora 21, do të luhet monodrama “Mos na harroni”, e luajtur nga Teatri kombëtar i Prishtinës, e në regji të Ismet Elezit.
Gjysmë ore më vonë, vizitorët do të kenë mundësi të shohin shfaqjen “Kënaqësia e tradhtisë”, e tetos nga Shkodra, ndërsa në regji të Sara Smajas.
Nesër mbrëma (të enjten), në ora 21.30, soprano Bojana Pejanoviq – Kukiq do të mbajë solo koncert.