Në Molen e Madhe, nën muret e Kalasë, të martën u shënua solemnisht fillimi i Skenës verore së 35-të me radhë.
Ky festival kulturor do të mbahet deri në fund të gushtit dhe në program ka një sërë përmbajtjesh interesante.
“Tre dekada e gjysmë e mbajtjes së një ngjarjeje të tillë është një jubile që na detyron të gjithëve të ruajmë festivalin për të cilin jemi bërë të njohur, të çmojmë traditën tonë kulturore, por edhe të zgjerojmë vazhdimisht horizontet tona”, tha kryetari i Komuna e Ulqinit, Omer Bajraktari në hapje të këtij manifestimi.
Sipas tij, administrata e re vendore do të ketë një sekretariat të posaçëm për kulturë, sport dhe rini, dhedo t’i kushtojë shumë më tepër vëmendje dhe do të investojë për këto nevoja.
“Sepse i gjithë Ulqini është një nga qytetet më interesante dhe destinacionet kulturore në brigjet e Adriatikut dhe detyra jonë është që këtë thesar t’ia paraqesim botës dhe mysafirëve tanë në mënyrën më të bukur”, shtoi Bajraktari.