Skobiq: ULQINI NË TOP 5 DESTINACIONE NË BOTË PËR KITESURFING

Dolcinium Kite surfInstruktori dhe bashkëpronari i “Dolcinium kitesurf shkollës” Nemanja Skobiq ka thënë se Plazhi i madh i Ulqinit është destinacion ideal për kitesurfing.

“Ulqini në disa vitet e kaluara është bërë destinacion i njohur botëror për kite surf, gjë që mund lehtësisht të konkludohet në bazë të numrit të praktikuesve i cili në mënyrë të vrullshme rritet nga viti në vit”, tha ai për CdM.

Duke theksuar se në vitin 2013 “The New York Times” e vendosi Plazhin e madh të Ulqinit në top 10 destinacione të botës, Skobiq tha se në dy vitet e kaluara është arritur avancimi i mëtejmë.

“Për këtë lirisht mund të themi se kemi hyrë në top pesë destinacionet në botë”, pohoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi